Udhëzuesi për përdorimin e ''Cookies''

për faqen e internetit www.myvolkswagen.net/al/sq.html

Volkswagen AG vendos në faqet e saj të internetit "cookies" të ndryshëm. "Cookies" janë skedarë të vegjël me informacione konfigurimi, të cilët ruhen në pajisjen tuaj. Në parim "Cookies" ndahen në tre kategori.

1.  Për funksionimin e faqes së internetit janë të domosdoshëm të ashtuquajturat Cookies të funksioneve.  Përpunimi i "Cookies të funksioneve" është i nevojshëm për t'ju mundësuar vizitën në faqen e internetit (shih neni 6, paragrafi 1, germa "b" e GDPR).

2.  Komoditetin e një vizite në faqen e internetit e rritin të ashtuquajturat Cookies të komoditetit, të cilat ruajnë cilësimet e gjuhës suaj. Baza ligjore për "Cookies të komoditetit" është një interes legjitim (neni 6, paragrafi 1, germa "f" e GDPR). Interesi legjitim qëndron në faktin e gjetjes së një komoditeti të caktuar gjatë vizitës suaj në faqen e internetit. Ju mund ta kundërshtoni përpunimin e të dhënave në çdo kohë me efekt për të ardhmen. Informacione të rëndësishme për këtë gjeni te Politika për privatësinë.

3.  Për të krijuar një profil përdoruesi të anonimizuar përdoren të ashtuquajturat Cookies të gjurmimit. "Cookies të gjurmimit" përdoren vetëm kur ekziston pëlqimi i dhënë për këtë qëllim nga vizitori i faqes së internetit (neni 6, paragrafi 1, germa "a" e GDPR). Pëlqimi jepet nëpërmjet të ashtuquajturës "Cookie-Banner", e cila duhet klikuar si aktive.

Informacione të tjera për mjetet e përdorura të gjurmimit dhe për mënyrën e revokimit të pëlqimit tuaj gjeni te Politika për privatësinë.

Brenda kategorisë së përshkruar përdoren lloje të ndryshme "cookies". Më poshtë janë sqaruar llojet më të zakonshme të "cookies" në mënyrë që t'i kuptoni:

1. ''Cookies'' të sesionit

Kur jeni aktivë në një faqe interneti, në memorien e kompjuterit tuaj ruhet përkohësisht një ''Cookie'' i sesionit ku ruhet identifikimi i sesionit, p.sh. për të evituar identifikimin dhe hyrjen nga e para çdo herë që ndërroni faqet. "Cookies të sesionit" fshihen kur shkëputesh nga faqja ose ato e humbasin automatikisht vlefshmërinë e tyre sapo të ketë përfunduar seanca juaj. 

2. ''Cookies'' të përhershëm ose protokolli

Një ''Cookie'' i përhershëm ose protokolli ruan një skedar për periudhën kohore të parashikuar në datën e skadencës në kompjuterin tuaj. Nëpërmjet këtyre "Cookies" faqet kujtohen gjatë vizitës suaj të ardhshme për informacionet dhe konfigurimet tuaja. Një gjë e tillë çon në aksesim më të shpejtë dhe më komod, sepse nuk ju duhet të kryeni më, për shembull, konfigurimin e gjuhës në portalin tonë. Kur skadon afati, "cookie" fshihet automatikisht kur vizitoni faqen e internetit që e ka krijuar atë. 

3. ''Cookies'' të ofruesit të palës së tretë

''Cookies'' të ofruesve të shërbimit palë e tretë vijnë nga ofrues të tjerë të ndryshëm nga operatori i faqes së internetit. Ato mund të përdoren për shembull për grumbullimin e informacionit për reklama, për përmbajtje të përcaktuara nga përdoruesi dhe statistika interneti. 

4. ''Flash Cookies''

''Flash Cookies'' ruhen si elemente të dhënash nga faqet e internetit në kompjuterin tuaj, nëse ato përdoren me Adobe Flash. "Flash Cookies" nuk kanë afat kohor. 

Në këtë faqe interneti përdoren ''Cookies'' të mëposhtëm:

Emri i ''Cookies''

Emri i ''Cookies''

Qëllimi i përdorimit

Kohëzgjatja e ruajtjes

Lloji i ''Cookies''

csrf_token

''Cookie'' i funksionit

''Cookie'' përdoret për të shmangur Cross-Site-Request-Forgery (CSRF), një proces sulmi në sistemet e kompjuterit në rastin e kërkesave.

7 ditë

I përhershëm/protokoll

SESSION

''Cookie'' i funksionit

Ky ''Cookie'' ruan sesionin e përdoruesit gjatë hyrjes

7 ditë / ose gjatë daljes

''Cookie'' i përhershëm

salt

''Cookie'' i funksionit

Salt është një kod i krijuar rastësisht, i cili është pjesë e mekanizmit të shifrimit për hyrjen në faqet e internetit. Ky ''Cookie'' nevojitet për shifrimin e sigurt të kodit të krijuar për hyrjen. Këtu bëhet fjalë për pjesën përbërëse nga ana e klientit të çelësit të përdorur.

7 ditë / ose gjatë daljes

''Cookie'' i përhershëm

auth_fags

''Cookie'' i funksionit

Objekti JSON i koduar me Base64 me grupet e aplikacionit Feature dhe qëllimet e tyre. Ky ''Cookie'' përmban informacione Meta që nevojiten për hyrjen. Këto informacione Meta tregojnë, se për cilat grupe të dhënash (Scopes) dhe cilat aplikacione duhen kërkuar për hyrjen në faqen e internetit.

7 ditë / ose gjatë daljes

''Cookie'' i përhershëm

inbenta-km-session-id

''Cookie'' i funksionit

Ruan ID e sesionit, kështu që të gjitha veprimet e një përdoruesi i përkasin të njëjtit sesion.

Me përfundimin e sesionit

''Cookie'' i sesionit

inbenta-km-session-token

''Cookie'' i funksionit

Ruan kodin e sesionit, kështu që të gjitha veprimet e një përdoruesi i përkasin të njëjtit sesion.

Me përfundimin e sesionit

''Cookie'' i sesionit

Emri i ''Cookies''

''Cookie'' i funksionit

Qëllimi i përdorimit

''Cookie'' përdoret për të shmangur Cross-Site-Request-Forgery (CSRF), një proces sulmi në sistemet e kompjuterit në rastin e kërkesave.

Kohëzgjatja e ruajtjes

7 ditë

Lloji i ''Cookies''

I përhershëm/protokoll