Kushtet e përdorimit
Për faqen e internetit www.myvolkswagen.net/al/sq.html ("Faqja e internetit")
1. Përmbajtja dhe disponueshmëria
Këto kushte të përdorimit vlejnë për aksesin tuaj në faqen e internetit dhe për përdorimin e tyre. Ofruesi i kësaj faqeje interneti është Volkswagen AG, Berliner Ring 2, 38440 Wolfsburg, Gjermani, regjistruar në Regjistrin Tregtar të Gjykatës së Shkallës së Parë Braunschweig me numër HRB 100484 ("Volkswagen AG").
Të gjitha përmbajtjet e faqes së internetit kontrollohen me kujdes. Volkswagen AG bën çdo përpjekje për të dhënë përsëri siç duhet përmbajtje të përditësuara dhe të sakta në faqen e internetit të Volkswagen AG. Por megjithatë nuk mund të jepet garanci për tërësinë, saktësinë, përditësimin dhe vënien në dispozicion pa ndërprerje të faqes së internetit.
Volkswagen AG nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi për përmbajtjen dhe vënien në dispozicion të faqeve të internetit të palëve të treta që mund të hapen përmes lidhjeve të jashtme. Volkswagen AG distancohet shprehimisht nga të gjitha përmbajtjet që mund të jenë të rëndësishme për përgjegjësinë penale apo ligjore apo që janë në shkelje të mirësisë dhe sjelljes së hijshme publike.
2. Të drejtat e mbrojtura në përmbajtjet e faqes së internetit
Gjatë përdorimit të faqes së internetit të Volkswagen AG duhen respektuar të drejtat e autorit, të emrit dhe të markave, si dhe të drejtat e tjera të mbrojtura të Volkswagen AG dhe të palëve të tjera të treta. Të mbrojtura janë ndër të tjera figurat e paraqitura nga Volkswagen AG, muzika dhe markat. Nëpërmjet vënies në dispozicion së faqes së internetit të Volkswagen AG nuk jepet asnjë licencë apo të drejta të tjera të përdorimit.
3. Përdorimi abuzues i faqes së internetit
Çdo përdorim abuzues i faqes së internetit është i ndaluar; në veçanti nuk duhet shkelur asnjë masë parandaluese e sigurisë dhe/ose masë paraprake e sigurisë. Përveç kësaj, ndalohet përdorimi i pajisjeve ose ekzekutimi i aplikacioneve, të cilat mund të çojnë në dëmtim të pajisjeve ose në ndërprerje të funksionimit të Volkswagen AG, në veçanti për shkak të ndryshimeve në strukturën fizike dhe logjike të serverit ose të rrjetit të Volkswagen AG apo rrjeteve të tjera. Një përdorim komercial, sistematik i faqes së internetit të Volkswagen AG nuk duhet lejuar pa miratimin e Volkswagen AG.
4. Shërbimet
Nëpërmjet faqes së internetit ju arrini në përmbajtje dhe shërbimet të tjera të Volkswagen AG ose partnerit të Volkswagen AG ("Shërbimet"). Mbani parasysh kushtet e vlefshme të përdorimit sipas rastit për shërbime të tilla.
5. Volkswagen ID
Volksawagen ID është llogaria qendrore e përdoruesit për shumë produkte dhe shërbime dixhitale, të cilat ofrohen nga Volkswagen AG dhe partnerët e tij. Për disa shërbime merrni akses vetëm nëse hyni me Volkswagen ID tuajën.
Nëse tashmë dispononi një Volkswagen ID, atëherë mund ta përdorni atë për t'u regjistruar te shërbimet. Nëse nuk dëshironi të përdorni Volkswagen ID tuajën ekzistuese për regjistrimin në këtë shërbim ose nëse nuk dispononi ende asnjë Volkswagen ID, atëherë mund të vendosni një Volkswagen ID tjetër ose të regjistroheni për herë të parë në https://vwid.vwgroup.io. Mbani parasysh kushtet e vlefshme të përdorimit për Volkswagen ID.
6. Zgjidhja e mosmarrëveshjeve
Dispozitat për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të konsumatorëve dhe zgjidhjen online të mosmarrëveshjeve të përfshira në këtë seksion "Zgjidhja e mosmarrëveshjeve" zbatohen vetëm për konsumatorët të cilët janë të vendosur në Bashkimin Evropian dhe nuk prekin asnjë dispozitë ligjore për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që mund të zbatohet në vendet jashtë Bashkimit Evropian.
Volkswagen as nuk është i gatshëm dhe as ka detyrimin të marrë pjesë në procedurat e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve përpara një agjencie për mbrojtjen e konsumatorit.
Komisioni Evropian vë në dispozicion një platformë në www.ec.europa.eu/consumers/odr për zgjidhjen jashtëgjyqësore online të mosmarrëveshjeve. Në këtë platformë konsumatorët gjejnë një listë të agjencive për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, të cilat mund të ndihmojnë në rastin e zgjidhjes jashtëgjyqësore të mosmarrëveshjeve.
Wolfsburg, Shkurt 2021